,

Rinovimi me Barcelonën, aspak problem

Posted by Unknown On Friday, September 27, 2013 0 comments
A do të rinovojë Iniesta me Barcelonën apo jo? A do të largohet Don Andres? Këto ishin pyetjet që kishin qarkulluar ditët e fundit në shtypin spanjoll lidhur me të ardhmen e fantazistit blaugrana, por vetë protagonisti i ka dhënë zgjidhje gjithckaje duke folur për herë të parë për këtë cështje.
Mesfushori i Barcelonës deklaroi për mediat se nuk ka luftë mes tij dhe klubit për rinovimin e kontratës. Sipas Iniestës, palët nuk janë në konflikt me njëri-tjetrin dhe rinovimi është thjeshtë cështje kohe.U fol se Iniesta dëshironte 17 milion Euro në sezon nga 12 që ishte oferta e parë e Barcelonës, por futbollisti pranoi se nuk bëhet fjalë për para dhe se ai dëshiron ta mbyllë karrierën e tij pikërisht aty ku e nisi me klubin e Barcelonës, dhe me ngjyrat blaugrana. Një dëshirë, të cilin Andres e ka shprehur jo pak herë.
Ngjyrat blaugrana janë të dashura për të, por gjithsesi futbollisti dicka harroi të sqaronte, përse ai e refuzoi ofertën e parë të Barcelonës? Deri sa Iniesta të vendosë firmën mbi kontratën e re, kjo do të mbetet një pyetje që do të vazhdojë të mbesë pa përgjigje.                                   

0 comments:

Post a Comment