,

Kukësi futet në EUROPA CUP

Posted by Unknown On Saturday, September 7, 2013 0 comments
Klubi i Kukësit i kërkon UEFA-s ndëshkimin e gjyqtarit bullgar, Stanislav Todorov. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, dërguar dje në organizmin më të lartë të futbollit europian, drejtuesit jepnin argumente për arbitrimin në ndeshjen ndaj Trabzonsporit. Sipas tyre, gjykimi ka qenë tendencioz dhe ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes. “Panorama Sport” ka mundur të zbardhë letrën zyrtare.Letra“Të nderuar zotërinj të Komisionit Disiplinor pranë UEFA-s! Duke ju falënderuar përzemërsisht për ndihmën që na keni dhënë ju dhe organizmat e tjerë të UEFA-s, si ekip pjesëmarrës për herë të parë në kompeticionet europiane, duam t’ju bëjmë prezent disa shqetësime tonat për ndeshjen Kukësi-Trabzonspor. Duke ditur rëndësinë e madhe që kishte kjo ndeshje, klubi ynë kishte marrë në kohë të gjithë masat e duhura në bashkëpunim me institucionet shqiptare, por edhe ato të UEFA-s, në mënyrë që gjithçka të zhvillohej normalisht dhe konform rregulloreve që ka përcaktuar organizmi juaj. Edhe pse në përgjithësi ndeshja shkoi konform rregulloreve, pati disa episode që nuk janë ‘fair-play’. Kështu, duke parë ecurinë e ndeshjes, ne si klub kemi rezervat tona për gjykim të njëanshëm të ndeshjes nga arbitri kryesor, Stanislav Todorov dhe ndihmësit e tij nga Bullgaria. Me ose pa dashje, ai me vendimet që ka marrë, ka favorizuar ekipin kundërshtar dhe ka ndëshkuar ekipin tonë. Kulmi është në minutën e 31-të, ku arbitri akordon një penallti në favor të Trabzonsporit. Në këtë episod, mbrojtësi ynë me numër 5, Julian Brahja, ka qenë i rrëzuar përtokë me krahun e shtrirë në fushë, kur topi e ka prekur në mënyrë të pavullnetshme dhe arbitri ka akorduar penalltinë. Kjo penallti, që ne e konsiderojmë jo të rregullt, ka ndikuar më pas në mbarëvajtjen e ndeshjes. Në pjesën e dytë ka vazhduar e njëjta gjë edhe ndaj kapitenit të ekipit tonë, Rrahman Hallaçi, është dhënë një karton i verdhë, kur ky i fundit i ka kërkuar konform rregullores arbitrit të ndëshkojë me karton një prekje të qëllimshme të topit me dorë nga një kundërshtar. Ky veprim ka shkaktuar edhe irritim te disa tifozë, të cilët kanë hedhur shishe uji në fushë. Sërish arbitri kryesor në mënyrë të qëllimshme, duke qenë edhe afër grupit të tifozëve, ka vonuar lojën që ata të irritohen edhe më tepër. Ndërprerja e lojës është bërë dy herë gjatë pjesës së dytë, në minutat e 52 dhe 69. Nga ana jonë, gjatë këtyre momenteve, por edhe më përpara nuk kanë munguar thirrjet publike drejtuar tifozerisë për të ruajtur gjakftohtësinë dhe të mos prishnin lojën. Gjatë kësaj loje, në asnjë rast nuk janë goditur lojtarët, arbitrat apo dhe personat e tjerë, të ndodhur në pistë dhe në fushë. Mjetet e hedhura në fushë kanë qenë shishe plastike të boshatisura nga uji. Në këto momente ne kemi kërkuar edhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, për të ndëshkuar ashpër ata që thyejnë rregulloren. Me të gjitha këto episode, loja është mbyllur pa problem. Ekipit mik të Trabzonsporit i është rezervuar një pritje e mirë para dhe pas ndeshjes, po ashtu edhe tifozerisë turke dhe delegacioneve zyrtare, dukë bërë që të mos shënohet asnjë incident. Nisur nga sa parashtruam më lart, ne si klub kërkojmë nga ana juaj që të merren masa ndëshkuese ndaj arbitrit, si shkaktar kryesor në ndikimin e rezultatit të ndeshjes dhe përgjegjës për ato pak episode që ndodhën më pas. Edhe një herë ju rikujtojmë se për ne është pjesëmarrja e parë në Kupat e Europës dhe loja është zhvilluar në një stadium që nuk i ka të gjitha kushtet e standardet europiane. Ne kemi bërë gjithçka çfarë është e mundur, që çdo ndeshje të shkojë ashtu siç është përcaktuar në rregullore. Kjo ecuri e paparë e një klubi që vjen nga kategoritë inferiore të futbollit, ka tërhequr vëmendjen dhe ka marrë vlerësime të shumta, brenda e jashtë Shqipërisë, prandaj ne kërkojmë nga ana juaj që të tregoheni të arsyeshëm në vendimet tuaja, në mënyrë që klubi ynë të mos penalizohet. Me konsideratën më të lartë, presidenti i FK Kukësit, Safet Gjici”,- thuhej në letrën e dërguar në organizmin e futbollit europian.
Kukesi-Flora Talin 0-0, Halilaj grushton me portierin mikHalili kërkon leje në klub, pritet testimi në PoloniPortieri Argent Halili ka zyrtarizuar dje kërkesën në klubin verior, teksa pritet të testohet tek ekipi polak, Podbeskidze. Pas lajmit të botuar dje në “Panorama Sport”, vlonjati ka konfirmuar gjithashtu për gazetën se është në negociata me përfaqësuesit e këtij klubi. Megjithatë, ai pret një telefonatë tjetër për të saktësuar ditën e nisjes drejt Polonisë. Nuk dihet nëse drejtuesit e Kukësit do e lënë të lirë portierin për të kryer këtë provë para ndeshjes me Trabzonsporin, por gjasat janë që Halili të luajë edhe në sfidën e kthimit dhe më pas të niset drejt Polonisë. Vlonjati, që ka shkëlqyer në ndeshjet e Ligës së Europës, është në planet e drejtuesve të Kukësit për sezonin e ri, ashtu si shumica e grupit aktual, që pritet të ruhet në masën 80%. Largimet – Sokol Mziu dhe Vilson Lila kanë munguar në stërvitjen e djeshme dhe gjasat janë që të dy lojtarët të largohen nga skuadra. Mesfushori dhe mbrojtësi janë aktivizuar pak me Kukësin në sezonin e fundit, ndërkohë që kanë qenë titullarë vetëm në vitin kur skuadra veriore militonte në Kategorinë e Parë. Afrimet e fundit në skuadër kanë bërë që hapësirat për ta të jenë të pakta. Pritet që në ditët e ardhshme klubi të zyrtarizojë emrat e futbollistëve, me të cilët nuk do të rinovohet kontrata.
Aksidenti në Milot, katër lojtarë humbin stërvitjenNjë aksident në Milot ka bërë që katër lojtarë të Kukësit të humbasin stërvitjen e djeshme, të zhvilluar si zakonisht në stadiumin e Kamzës. Futbollistët kosovarë Besar Musolli e Ylli Hoxha, si dhe kuksianët Elvis Koci e Fatjon Bytyçi, ndërsa ishin duke udhëtuar drejt Kamzës, kanë ngecur në Milot. Aksidenti i ndodhur kishte bllokuar rrugën për më shumë se dy orë dhe lojtarët nuk patën mundësi që të arrinin në kohën e duhur për të kryer normalisht stërvitje. Për pak e ka pësuar edhe trajneri Armando Cungu, por ky i fundit ka gjetur një rrugë dytësore për të shkuar më pas pak minuta para se të niste stërvitja. Seanca e djeshme është kryer normalisht, ndërkohë që stafi teknik pret që gjatë kësaj jave të marrë lajme të mira nga infermieria, ku të dëmtuarit Malakarne dhe Dragoi duket se do të kenë shanse për t’u rikthyer në fushë.JONUZ HALLACI

0 comments:

Post a Comment