Cristiano Ronaldo ka shënuar tre gola për ta përmbysur
rezultatin në ndeshjen ndaj Irlandës Veriore të zhvilluar në udhëtim e
që përfundoi me rezultat 4-2.
Bruno Alves e kaloi në epërsi Portugalinë pas 21 minutash lojë.
Por, vendasit i ktheu McAuley me një gol në minutën e 36-të për 1-1.
Portugalia e përfundoi pjesën e parë me një lojtar më pak kur Helder Postiga u largua nga loja (43’). Ronaldo po ashtu u ndëshkua me karton të verdhë.
Në pjesën e dytë ishte Ward ai që i dha golin e epërsisë Irlandës Veriore për 2-1 (52’).
Brunt u përjashtua te Irlanda Veriore dhe kështu Ronaldo u ndez duke realizuar i nervozuar edhe tri gola. Superylli i Real Madridit shënoi në minutat 68, 77 dhe 83 për të parë edhe një përjashtim tjetër të vendasve (Lafferty 80’) në fitoren heroike prej 4-2 të Portugalisë.
Pos formës së lartë, Portugalia siguron pothuajse edhe kualifikimin me 17 pikë në pozitën e parë, dy pikë më shumë se sa Rusia dhe gjashtë më shumë se sa Izraeli.
Shiko Golin

0 comments:
Post a Comment