,

Ronaldo rinovim “faraonik” me Real Madrid !

Posted by Theniet e Futbollisteve On Friday, August 30, 2013 0 comments
Cristiano Ronaldo do te rinovoje me Realin e Madridit deri ne vitin 2018. Akordi eshte arritur dhe do te zyrtarizohet pas mberritjes se Gareth Bale ne Madrid. Në fakt kanë qenë pikërisht vonesat e operacionit për transferimin e futbollisti nga Uellsi ato që kanë provokuar shtyrjen e njoftimit për Ronaldon. Asi portugez do të zgjasë kontratën edhe për 3 sezone të tjera dhe do të përfitojë 17 milionë euro neto në vit.
Lajmi u bë i ditur fillimisht nga El Confidencial, për tu raportuar më pas menjëherë nga të gjitha mediat e tjera sportive spanjolle. Në këtë mënyrë Florentino Perez mban pemtimin e dhënë gjatë kësaj vere për ta bërë Cristiano Ronaldon futbollistin më të paguar në botë,  pasi me 17 milionë euro në xhep për cdo vit, portugezi do të fitojë më shumë se kushdo tjetër në botën e futbollit dhe do të  jetë para rivalitë të tij të madh Lionel Mesi të paktën në aspekmtin e përfitimit ekonomik.  Presidenti i Realit synon që me këtë lëvizje të sigurojë dhe arritjen e një tjetër objektivi të bërë publik, atë që Ronaldo ta mbyllë karrierrën me Realin . Për këtë qëllim flitet se Florentino Perez ka dashur të përfshijë në kontratë një kluazolë largimi prej plot 1 miliard eurosh.

0 comments:

Post a Comment