Agon Mehmetin e ka ftuar për ndeshjet e shtatorit, Loret Sadikun “e ruan” për Zvicrën e Qipron në tetor, kurse për Adnan Januzajn thotë se çështja është delikate. Ky është trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, i cili në një intervistë për “Sport Plus” pohon se misioni i tij për të afruar lojtarë të tjerë të rinj nuk do ndalet me kaq. Ndërkohë, ditë më parë, pati një aksident me biçikletë, për çka u detyrua të qëndrojë për disa ditë në spital. Edhe për këtë De Biazi flet pa teklif, por gjithnjë duke u fokusuar më së shumti te prurjet e reja dhe talenti i Mançester Junajtid, Adnan Januzaj.
Si është gjendja juaj pas aksidentit me biçikletë?
Fatmirësisht jam mirë. Pas katër ditësh qëndrimi në spital, tani jam në shtëpi dhe po bëhem çdo ditë mirë e më mirë.
Së fundmi edhe Loret Sadiku e Agon Mehmeti janë pjesë e Kombëtares…
Po, po do e shihni se janë edhe të tjerë lojtarë që do t’i bashkohen Kombëtares. Mehmeti është futbollist që e kam ndjekur edhe më parë, kur luante në Itali, por do të ishte mirë që ai të mos e kishte publikuar ftesën time në skuadër në internet.
Edhe Loret Sadiku zgjodhi Shqipërinë. A është ftuar edhe ai për dy ndeshjet e radhës?
Loreti ende nuk ka rregulluar dokumentacionin për t’ia dërguar ftesën. Sidoqoftë, unë shpresoj se dokumentet do të rregullohen sa më shpejt, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit (ndaj Zvicrës dhe Qipros).
Po me Taulant Xhakën, çfarë ndodhi? E keni ftuar të luajë për Shqipërinë?
Ka shumë lojtarë që jemi duke i ndjekur dhe këtu hyn edhe Taulant Xhaka. Nuk mund të them më shumë.
Atëherë, cilët do të jenë ata që do të ftohen në të ardhmen, ndonjë emër?
Ne kemi në plan të ftojmë edhe lojtarë tjerë të rinj, por gjithnjë duke u bazuar në cilësitë e tyre dhe në shpirtin luftarak.
Që prej kohës kur jeni bërë trajner i Shqipërisë, keni afruar shumë lojtarë nga Kosova në Kombëtare. Besoni se shqiptarët me prejardhje nga Kosova janë lojtarë kualitativë apo…?
Nuk e shikoj në këtë aspekt nëse ai lojtar që e dua në Kombëtare është shqiptar i Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë. Por, ajo që shikoj janë kualitetet specifike të lojtarëve dhe dëshira e tyre për të qenë pjesë e ekipit të ri. Andaj besoj se këta që janë afruar, i kanë të dyja këto.
Adnan Januzaj është duke u përfolur shumë nëse do të luajë për Shqipërinë apo Belgjikën. A keni biseduar konkretisht me të dhe a do t’i bëni ftesë?
Çështja për të është shumë delikate.
Pse?
Mendoj se e gjitha varet se sa e ndien ai (Adnan Januzaj) kur ta thërrasë vendi i tij. Kjo është kryesorja, kurse më pas janë ata që e rrethojnë dhe ata që e rekomandojnë se për kë do të luajë lojtari.
Mediat kanë shkruar se jeni duke vëzhguar edhe lojtarin e Kukësit, Ylli Hoxha. Nëse po, a bën pjesë ai në planet tuaja?
Dyert e Kombëtares janë të hapura për të gjithë lojtarët, jo vetëm për këtë lojtar. Prandaj nuk mund të them më shumë.
A keni ndërmend ta vizitoni Kosovën ose edhe të shikoni ndonjë ndeshje të futbollit kosovar?
Do ta vizitoj Kosovën shumë shpejt. Në momentin që do të kem kohë, do ta bëj, pse jo edhe të shikoj ndonjë ndeshje.

0 comments:
Post a Comment