,

Lëndohet Alcantara, shtatë javë jashtë

Posted by Unknown On Monday, August 26, 2013 0 comments
Nga mjekët e Bayern Munchen vjen një lajm i keq mbi një lëndim të Thiago Alcantaras. Mesfushori i talentuar spanjoll ka dëmtuar ligamentin e kyçit të këmbës në derbin e Bavarisë ndaj Nurnberg, që u fitua 2-0 nga formacioni i Pep Guardiolas. Klubi bavarez bëri të ditur se Alcantara do të t’i nënshtrohet një operacioni të jashtëm që do ta lërë jashtë skuadrës të paktën për 7 javët e ardhshme.
Gjatë periudhës së riaftësimit 22-vjeçari do të humbasë disa sfida shumë të rëndësishme në Bundesligë ndaj Freiburg, Wolfsburg, Schalke 04 si dhe superkupën e Europës ndaj Chelseat, që do të zhvillohet në Pragë, më datë 30 Gusht.
Futbollisti që u transferua nga Barcelona në "Alliaz Arena", i kërkuar nga Guardiola, e nisi titullar ndeshjen me Nurnberg, por në minutën e 62 u zëvendësua nga Thomas Muller, pasi e kishte të pamundur të qëndronte më gjatë fushë për shkak të dëmtimit të kaviljes.
Pas ekzaminimeve më të specilializua u pa që problemi i Alcantaras nuk ishte i thjeshtë, ndaj ishte e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale./indeksonline/ 

0 comments:

Post a Comment