,

Fitore të favoritëve, fitojnë Lazio Napoli e Roma

Posted by Unknown On Monday, August 26, 2013 0 comments
Në kuadër të javës së parë të ligës italiane Serie A, fitore kanë shënuar ekipet favorite. Ekipi i Lazios ka shënuar fitore ndaj Udineses me rezultatin 2 me 1.Golat për Lazion i shënuan Hernanes në min. 13 dhe Candreva në të 16-ën, përderisa golin për Udinesen e shënoi Muriel në min. 61.
Fitore ka shënuar edhe Napoli duke mposhtur Bolognan me rezultatin 3 me 0. Golat për ekipin e Benitezit i shënuan Callejon në min. e 32 dhe me dy golat e Hamsik në min. 45 dhe 63.
Tre pikët e para në kuadër të Serie A i mori edhe ekipi i Romës, pasi mposhtën në transfertë ekipin e Livornos, me rezultatin 0 me 2. Golat për romakët në këtë takim u shënuan në pjesën e dytë, ku golashënues ishin De Rosi në min. e 65 dhe dy minuta më vonë në të 67-ën Florenzi e dyfishoi rezultatin për ti dhënë fitoren e parë trajnerit të ri të Romës, francezit Rudi Garcia.

0 comments:

Post a Comment