,

Cristiano Ronaldo shpëton tifozin shqiptar

Posted by Unknown On Saturday, October 12, 2013 0 comments
Cristiano Ronaldo duket se ka arritur të bindë prokurorin federal të Floridës për të rrëzuar dy aktakuza ndaj tifozitshqiptar Roland Gjoka, që kishte zbritur në fushë për të përqafuar asin portugez gjatë ndeshjes Real Madrid-Chelsea.

Gjesti në fjalë i kushtoi 20-vjeçarit shqiptar një natë nëburg dhe akuza të shumta, disa prej të cilave prokurori ka vendosur t’i anulojë, pikërisht falë letrës që i kishte dërguarRonaldo.

Konkretisht, ndaj të riut janë rrëzuar akuzat e “cënimit të rendit publik”, që shmang mundësinë për të përfunduar në burg; dhe “shkelje të pronës”, që shmang heqjen e kartës së studentit ndërkombëtar në Universitetin e Miamit, të cilën e kishte siguruar me shumë mund.

“U përqafuam, folëm, pastaj erdhën agjentët e sigurisë dhe e morën. Ai nuk u tregua as i dhunshëm, as agresiv. Kurrë!. Ai po studion në një kolegj prestigjoz të Floridës, por druhem se mund të hasë probleme serioze me Departamentin e Emigracionit nëse akuzat nuk tërhiqen. Prandaj ju lutem që të rishqyrtoni ngjarjen. Me respekt, Cristiano Ronaldo“, shkruante portugezi në letrën e tij.

0 comments:

Post a Comment