,

Befason Australia: E dëshiron Fergusonin për trajner

Posted by Unknown On Tuesday, October 15, 2013 0 comments
Edhe pse Sir Alex Ferguson e ka bërë të qartë se tërheqja e tij nga futbolli është përfundimtare, Federata Australiane e Futbollit nuk e humbet shpresën. Në fakt, institucioni më i lartë i futbollit australian kërkon me çdo kusht të ulë në stolin e kombëtares njeriun që ngriti në majën e këtij sporti Manchester United.
Lajmin e bën të ditur ish portieri i Australisë, Mark Bosnich, i cili thekson se drejtuesit e federatës kërkojnë që kombëtarja të drejtohet nga skocezi gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës në Brazil.
Ideja për emërimin e Ferguson lindi pas shkarkimit të Holger Osieck që erdhi menjëherë pas disfatave të thella në miqësoret me Brazilin dhe Francën. Bosnich, i cili ka luajtur nën drejtimin e Ferguson për dy sezone shton se federata po punon intensivisht për ta bindur trajnerin të ulet në stolin e kangurëve dhe për ta arritur qëllimin, duhet të paguajë një shumë të majme sepse për të nënshkruar me një nga teknikët më të mirë duhet të justifikosh edhe ofertën.
Alex Ferguson u tërhoq nga karriera si trajner pas 26 vjteve në stolin e Manchester United. Pak ditë më parë ai e bëri të qartë se nuk dëshiron të drejtojë më një skuadër pasi kërkon të shijojë ditët e tij në pension.
SHIKO VIDEON ME POSHTE

0 comments:

Post a Comment