Marrdhëniet e Samuel Eto’o me Jose Mourinhon nuk kanë qënë gjithmonë fushë me lule. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi, i cili nën drejtimin e tij te Interi fitoi gjithçka dhe tani do ta ketë trajner dhe në radhët e Chelseat. Kamerunasi, që te zikaltërit kishte një rol kyc në periudhën murinjane, deklaroi për mediat britanike, se nuk ka pasur marrdhënie të shkëlqyera me trajnerin e tij, madje në disa raste dhe e ka kritikuar atë publikisht përpara se ta njihte nga afër:
“Përpara se të transferohesha te Interi, nuk njiheshim personalisht dhe kishim një marrdhënie të tendosur mes nesh. Madje një herë e kritikova në media dhe theksova se nuk do të luaja kurrë në një skuadër që drejtohej nga Murinjo”.
Eto megjithatë pranoi se në momentin që e njohu nga afër portugezin, ndryshoi krejtësisht mendim për të:
“Kur ai erdhi te Interi, dhe më kërkoi, pata mundësinë të kisha një marrdhënie të drejtpërdrejtë dhe kuptova sesa i ndryshëm është ai nga njeriu që shfaqet përpara mediave. Tani mund të them se Mourinho është një prej njerëzve që vlerësoj më shumë në botën e sportit dhe gjithashtu dhe një mik i mirë për mua. Për fat zoti më krijoi mundësinë ta njihja më mirë”.
Eto’o erdhi te Chelsea nga Anzhi Makackala dhe te londinezët do të përfitojë një pagë vjetore prej 9 milionë Eurosh në sezon.
0 comments:
Post a Comment