,

Zyrtare: Kaka rikthehet te Milani

Posted by Unknown On Monday, September 2, 2013 0 comments
Milani ka konfirmuar përmes ueb-faqes zyrtare se ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit brazilian Kaka nga Real Madridi.

Ish-lojtari më i mirë në botë rikthehet në San Siro si lojtar i lirë, dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Rossonerët. Real Madridi do të përfitojë vetëm në bazë të paraqitjeve të lojtarit.

31-vjeçari do të fitojë 4 milionë euro në sezon te Milani dhe do të udhëtojë në Itali sot, për t’i kaluar testet mjekësore.

Kaka më herët kishte veshur fanellën e Milanit nga viti 2003 deri në vitin 2009, duke fituar një titull të Serie A dhe një titull të Ligës së Kampionëve gjatë asaj periudhe.

0 comments:

Post a Comment