,

Milani në janar përpos Hondas synon edhe Astorin e Kuckan!

Posted by Unknown On Sunday, September 8, 2013 0 comments
Zyrtarët e skuadrës italiane, Milan, e kanë në planë që të sjellin tre përforcime të reja në klubin “Kuq e Zi” nga qyteti i modës, gjatë merkatos dimërore në vitin e ardhshëm. Fjala është për japonezin Keisuke Honda, i cili sigurt do të jetë pjesë e Milanit nga janari i vitit të ardhshëm, pastaj qendërmbrojtësi i Cagliarit, Davide Astori, dhe mesfushori sllovak i Genoas, Juraj Kucka. Galliani me kompani bëri përpjekje që Hondan dhe Astorin ti transferojë në “Milanello” gjatë merkatos të kësaj vere, por Honda në janar përfundon kontratën me CSKA e Moskës dhe Milani do ta marrë atë pa shpenzuar asnjë cent të vetëm, ndërsa Astori kohët e fundit ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar në një skuadër më të madhe se sa Cagliari. Kucka edhe me herët ishte objektiv i skuadrave nga qyteti i Milanos, por me sa dukët Milani është më konkretë për dallim nga Interi për ta transferuar sllovakun 26 vjeçar.

0 comments:

Post a Comment