,

Live: Transferet e fundit Minute pas minuti

Posted by Unknown On Monday, September 2, 2013 0 comments
22:01 – Chelsea nuk dëshiron ta lë Lukakun të largohet për ndonjë skuadër tjetër pos Evertonit.

22:00 – Guillem Balague, eksperti spanjoll konfirmon për Sky Sports se Manchester Untied ka probleme në kompletimin e transferimit të Ander Herreras. United po kërkon një orë ekstra për kompletimin e këtij transferimi, për të tejkaluar siç thotë ai ‘pengesat burokratike’.

21:58Sky Sports njofton se Marouane Fellaini ka bërë kërkesë zyrtare për t’u larguar. Atij i është lejuar që të bisedojë me Manchester United, por Evertoni nuk po pajtohet ta lëshojë mesfushorin pa arritur marrëveshje për Fernandon e Portos. Kjo marrëveshje është e vdekur sipas korrespondentit të Sky Sports në qendrën stërvitore të Evertonit, por Gareth Barry është rikthyer në mundësi me vetëm dy orë pa përfunduar afati kalimtar.

21:54 - Real Madridi ka refuzuar një ofertë të Manchester United prej 40 milionë eurosh për Sami Khediran.

21:47 - Portieri Shay Given nuk do të huazohet te Liverpooli nga Aston Villa.

21:45 - Gareth Bale ka thënë se çmimi i lartë që ka paguar Real Madridi për të nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në lojën e tij. Për më shumë, 24-vjeçari ka deklaruar se do të nënshkruante për Mbretërit edhe nëse marrëveshja mes dy klubeve do ishte për vetëm një cent.

21:41 – Arsenali pra definitivisht heq dorë nga Demba Ba, pasi Mourinho ka vendosur ta mbajë sulmuesin. Ai që do të largohet është fytyra tragjike e Superkupës, Romelu Lukaku. Lojtari kërkohet nga Evertoni dhe West Hami, por WBA mbetet destinacioni i preferuar i tij për t’u huazuar.

21:39 - Eksperti i jashtëzakonshëm italian, Gianluca Di Marzio, ka zbuluar se Chelsea ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë funtesh plus Emmanuel Adebayorin në paket për Fernando Torresin.

21:38 - Zyrtare: Atletico Madridi ka kompletuar transferimin e Toby Alderweireld nga Ajaxi për një shumë që besohet të jetë rreth shtatë milionë euro.

21:28 – Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng, ka uruar kolegun e tij të kombëtares, Mesut Ozil për kalimin e tij te Arsenali. Boateng e bëri urimin në faqen e tij zyrtare në Facebook.

21:26 – Në rast se Manchester United arrin të kompletojë transferimet e Marouane Fellainit dhe Ander Herreras, atëherë do të thyente rekord transferimi dhe pos tjerash do të ishte aktiviteti më i madh i klubit në tregun e transferimeve në gjashtë vitet e fundit. Qëndroni me Telegrafin për më të rejat...

21:25 – Arsenali dështon ta huazojë Demba Ba, raporton BBC.

21:22Sky Sports konfirmon se Manchester United ka tri zyrtarë në objektet e La Ligas për të kompletuar dokumentacionin e Ander Herraras dhe dhënien e parave në dorë prej 36 milionë eurosh. Sipas Sky, edhe Fellaini edhe Herrera mund të jenë lojtarë të United qysh sonte.

21:18 – Jemi ende në pritje të informacioneve për Marouane Fellainin. Lojtari është parë duke u larguar nga qendra stërvitore e Evertonit, me mediat angleze që besojnë se ai ka kërkuar largimin nga klubi. Nga ana tjetër Leighton Baines pritet të qëndrojë te Evertoni, teksa ende mbetet e hapur pista United për Fellainin.

21:17 – Ende keni dyshime për transferimin e Ozil te Arsenali? Telegrafi kurrë nuk ka raportuar gabimisht, apo me tendenca për të spekuluar pa pasur burime relevante.
Redaktori i sportit i BBC-së, David Ornstein, duke iu referuar burimeve brenda klubit londinez konfirmon se nuk ka probleme sa i përket Ozilit dhe se ai është lojtar i Arsenalit. Ai thotë se marrëveshja është procesuar dhe Arsenali planifikon ta konfirmojë në faqen zyrtare brenda pak orësh.

21:13 – Rrokada e madhe italiane e pritur për sot, ku Gilardinon e kërkoi Juventusi, Roma e kërkoi Quagliarellan dhe Genoa e kërkonte Borriellon, ka dështuar. Gianluca Di Marzio ka konfirmuar bllokimin e këtyre tratativave.


21:02 – Marouane Fellaini largohet nga qendra stërvitore e Evertonit. Qëlloni se ku po shkon ai me veturën private...
19:20 - Zyrtare: Libor Kozak kalon nga Lazio te Aston Villa

19:18 - Zyrtare: Emiliano Viviano është portier i Arsenalit.
Transferimin në formë huazimi e ka konfirmuar faqja zyrtare e Palermos.

19:11 - Për entuziastët e precizitetit dhe saktësisë, e të cilët i besojnë vetëm faqeve zyrtare të klubit – Sky Sports raporton se ekziston mjaft presion në Emirates që të gjitha dokumentet relevante të kompletohen. Transferi i Ozil do të konfirmohet shumë shpejt në faqen zyrtare të Arsenalit.

19:03 - FAKT: Mesut Ozil ka arritur të shfrenojë imagjinatën e tifozëve të Arsenalit. Mbi një milion cicërima (tweets) janë regjistruar në Tëitter për transferimin e tij të kompletuar te Arseanli. Ai ka arritur që të tërheqë tri herë më shumë vëmendje se sa zyrtarizimi i kalimit të Gareth Bale dhe prezantimi i tij te Real Madridi.

18:51Marca raporton se Mesut Ozil është bërë lojtari më i shtrenjtë i shitur në histori të Real Madridit. Shuma e paguar nga Arsenali është 47 milionë euro.

18:50 – Lazio tani hidhet në garë edhe për Fabio Quagliarellan. Për firmën e sulmuesit të Juventusit klubi i Lorik Canës do të luftojë me rivalin lokal AS Romën.

18:46 – Çfarë merkato e çmendur është kjo të dashur miq. Pasi u konfirmua kalimi i Burak Yilmaz te Lazio, vetëm 10 minuta më vonë kjo marrëveshje u anulua.
Klubet (Lazio dhe Galatasray) kishin arritur marrëveshje për shumën dhe lojtari kishte nënshkruar, por kërkesat e agjentit të lojtarit prej 2 milionë eurosh e kanë bërë marrëvshjen që të anulohet. Kjo vërtetohet edhe nga transferimi i Bryan Pereas, kolumbianit i cili zë vendin e vetëm për lojtarët jo-evropianë.

18:34 – Lajm i keq për tifozët e Juventusit dhe Milanit. Presidenti i Cagliarit, Massimo Cellino, ka konfirmuar se futbollistët Radja Nainggolan dhe Davide Astori do të qëndrojnë në klub. Ata ishin të kërkuar nga Juventusi, respektivisht Milani. Kështu i vjen fundi kërkimeve dhe merkatos Rossonere dhe Bianconre. Pas pak raporti i plotë...

“Ata nuk largohen, unë nuk dua t’i dëshpëroj tifozët”, ka thënë Cellino sipas ueb-faqes zyrtare të Cagliarit.
16:39 – Për komentuesin “Numan” dhe "Teknologjia": Lavezzi te Interi është shpikje e faqeve jo të besueshme dhe mediave jo korrekte. Interi e ka kryer punën për këtë afat kalimtar dhe një operacion i tillë është i pamundur të realizohet marrë parasysh koston e Lavezzit. Përndryshe, do të kishim raportuar për këtë sagë, e cila në fakt nuk ekziston fare. Janë mbajtur bisedime, por negociatat kanë pësuar një bllok për shkak të kostos së operacionit, kur marrim parasysh se Zenit po kërkon 10 milionë funte për huazimin njëvjeçar. Sidoqoftë, këtu asgjë nuk ka marrë fund.

16:34 - Për komentuesit “Betim Bejta” dhe “AlFreedomFighterSt”: Çështja Suarez? Çfarë të themi, tifozët e Liverpoolit mund të frymojnë dhe të flejnë të qetë, ai nuk do të largohet. Sa i përket Ozil, shumë faqe madrilene na kanë akuzuar për pa korrektësi, por ai i ka kryer testet mjekësore në Munich. Ozil nuk ka më çfarë të kërkojë te Real Madridi pas transferimit të Iscos, i cili është në formë të lartë. Shtoja këtu edhe formën e Modric dhe rikthimet e Alonsos dhe Illaramendit, bashkë me Khediran, faktikisht Ozil nuk ka zgjidhje tjetër. Transferimi i tij te Arsenali është i pashmangshëm dhe çështje orësh. Qëndroni me ne për më shumë...

16:29 – Juan Mata pranë kalimit të PSG-ja. Klubi francez po bisedon me Chelsean dhe lojtarin raporton L’Equipe. Edhe Liverpooli është në lojë për të sipas mediave angleze.

16:26 – Për komentuesit "Milan7Chl" dhe "chelsea": Momentalisht tratativat për Astorin janë bllokuar. Është folur për një takim nga mediat italiane, por ka kohë që nuk ka pasur ndonjë të re. Qëndro me ne për çdo informacion. Sa i përket Cheleat... nuk besojmë se do të kërkonit ndonjë lojtar tjetër pas gjithë këtyre shpenzimeve. Chelsea po largon lojtarët si Demba Ba (Arsenal), Mata (Liverpool) dhe tashmë e ka larguar Victor Mosesin.


16:22 – Legjenda e vrapimeve të gjata në atletikë, rekordmeni, fituesi i dyfishtë i medaljes së artë botërore dhe olimpike, Mo Farah, i cili është tifoz i Arsenalit, ka shprehur kënaqësinë për arritjen e mundshme të Mesut Ozil në Emirates. Më poshtë komenti i tij.
Po e nisim me lajmin se Bale sapo kreu vizitat mjekësore
Victor Moses është transferi i tretë i mëngjesit për Liverpoolin, pasi më herët u prezantuan Sakho që erdhi nga PSG dhe Ilori nga Sporting Lisbon. Moses do të jetë i huazuar te Reds për një periudhë 1 vjeçare.
Demichelis kalon te City për 3.5 milion funta.
Stoke City nënshkruan kontratë 4 vjeçare me sulmuesin e Werder Bremen, Arnautovic.
Si duket Arsenali e nisë shpenzimin e parave me portierin, me portierin e Palermos Viviano, pasi siç duket ai po i kryen  vizitat mjekësore te Arsenali.
West Brom huazon lojtarin e Marseille, Morgan Amalfitano për një periudhë 1 vjeçare.
Vaz Te huazohet te Crystal Palace, nga West Ham.
Zyrtare: Milan deklaron se Kaka është lojtari më i ri i Rossonerëve.
Sipas shumë faqeve sportive Ozil shumë pranë Arsenalit, për një shume pre 40 milion funtash(45-50milion euro).
Tranquillo Barneta lë Schalken, kalon te Eintracht Frankfurt.
Denis Ceryshev, krah-sulmuesi i Realit, huazohet te Sevilla.
Sipas mediumeve angleze City nuk do ketë më shpenzime, afati kalimtar veror mbaron me Demichelis.
Bendtner lirohet nga kontrata me Arsenal, i mbetet të gjej ekip.
Kapiteni Stutgart, Serdar Tasci, kalon te Spartak Moscow, për 3,6 milion euro.
Sky Sport lajmëron se Mesut Ozil, është duke i kryer vizitat mjekësore për Arsenalin, në një klinikë në Munich.
Në Gjermani Hertha Berlin ka nënshkruar me dy mesfushorë: Per-Ciljan Skjelbred të Hamburg dhe Tolga Cigerci të Wolfsburg.
Fabio Borini po i kryen vizitat mjekësore te Sunderland, huazimi i mundshëm.
Crystal Palace nënshkruan kontratë 4 vjeçare me mbrojtësin e Huddersfield, Hunt.
Sampdoria huazon Andrea Petagnan, sulmuesin e ri të Milanit.
Juventus shet mesfushorin Marrone te Sassuolo.
Kaka prezantohet me fanelë të Milanit.
Aston Villa afër nënshkrimit me sulmuesin e Lazios, Libor Kozak.
Herrera i shtrenjtë, tani objektivi kryesor i United belgu Fellaini.
Everton nënshkruan me lojtarin e Portos, Fernando për një shumë prej 15 milion funtash gjë që hap rrugën e kalimit të Fellainit te United.
Kompletohet huazimi i Borini te Sunderland.
Odemwingie kryen vizitat mjekësore te Cardiff.
Spurs kuoton huazimin e Hulk nga Zenit për 8.5 milion funta.
Everton pothuaj arrin marrëveshje me Mcarthy të Wigan.
Abdul Razak i Manchester City huazohet te Anzhi.
Demba Ba sipas shumë mediave, është shumë afër transferimit te Arsenali.

Stephen Ireland kalon nga Aston Villa te Stoke City, për një periudhë 1 vjeçare.

0 comments:

Post a Comment