Juventus nuk mjaftohet me Pogba, pasi kërkon t’i rrëmbejë Manchester United një tjetër talent. Por nëse francezin pak shqiptarë e njihnin, këtë herë bëhet fjalë për një emër të lakuar shpesh herë kohët e fundit në vendin tonë. Sipas tabloidit gazetës “Tuttosport”, bardhezinjtë synojnë të shkëpusin nga “Old Trafford” 18-vjeçarin shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj, i cili ka një kontratë edhe për dy sezonet e ardhshme me skuadrën ishullore.
Por nëse për transferimin e Pogba, Marotta pagoi vetëm 1.2 milionë Euro, çështja Januzaj mbetet më e komplikuar pasi fillimisht klubi torinez duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me trajnerin David Moyes, i cili ka mbetur i mahnitur nga talenti i lojtarit me origjinë kosovare. Një tjetër skuadër që kërkon të afrojë sulmuesin shqiptar është edhe Blackburni, që ndryshe nga Juventusi, synon ta aktivizojë 18-vjeçarin në Championship në formë huazimi pasi Januzaj nuk ka ende hapësirat e nevojshme te “Djajtë e kuq”. Gjatë këtij sezoni, ai nuk ka arritur ende të debutojë me grupin e drejtuar nga David Moyes.

0 comments:
Post a Comment