Dy futbollistët më të shtrenjtë të historisë së futbollit më në fund janë takuar me njëri-tjetrin. Cristiano Ronaldo ka mirëpritur te Real Madrid uellsianin që kushtoi plot 86 milionë sterlina pas ndeshjeve eleminatore të Kombëtareve. Dhe kur takohen futbollistë të këtij niveli shihet çdo gjë me imtësi, madje edhe veshja e tyre. Ylli portugez, i njohur edhe për stilin e tij të veshjes, në momentin që u takua me uellsianin vetëm veshja e tij vlente 12,192 sterlina, ku vetëm ora e markës "Jacob and Co" vlen plot 10,600 sterlina. Nga ana tjetër, Bale, edhe pse i veshur në një mënyrë shumë trendy nuk mbante marka shumë të shtrenjta në trup duke patur në total mbi trup vetëm 902 sterlina.
Shiko VIDEON
Shiko VIDEON
0 comments:
Post a Comment