Mesut Ozil është futbollist i Arsenal.
Turko-gjermani u transferua në Londër për shumën e 42,5 milionë
sterlinave, duke e bërë një ndër Top 10 transferimet më të shtrenjta të
merkatos dhe më të shtrenjtin e merkatos në Premier League. Por bashkë
me yllin e kombëtares gjermane në metropolin britanik do të zbarkojë
edhe e dashura e tij, këngëtarja Mandy Capristo, transmeton AS
njoftimin.
Madje, sipas asaj që shkruan gjermanja “Bild”, Ozil ka filluar të
shohë edhe për shtëpi në kryeqytetin anglez, ku sipas një mikut të tij
ka gjetur një banesë në zonën Vip të qytetit, M25: 6 dhoma, kuzhinë,
banjo dhe që kushton 6500 sterlina në muaj.Mandy Capristo u bë e famshme pas pjesëmarrjes në një Dancing-Show në Gjermani dhe më pas iu fut industrisë së muzikës. Me mbërritjen e saj në Londër “konkurrenca” mes të dashurave Vip pritet të rritet ndjeshëm.
0 comments:
Post a Comment