Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka paralajmëruar se
Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo do të jenë të implementuar në një
sistem që do t’i bëjë ata të funksionojnë bashkë pa qenë të avansuar
asnjëri për dallim me tjetrin.
Është besuar se Ronaldo mund të marrë rolin e sulmuesit qëndror të Real Madridit, por kjo nuk është ajo që dëshiron Ancelotti që si duket e sheh Ronaldon në krah bashkë me Balen.
“Ronaldo nuk do të shfrytëzohet si sulmues, mendoj se ne do të punojmë me një sistem që mund të sjellë më të mirën prej të dyve. Ju duhet të vendosni në fushë top lojtarët dhe ku ata ndihen më së miri. Gjithçka po shkon vërtet shumë mirë. Real Madridi është klub i madh dhe është mirë i organizuar”.
“Unë pa kurrfarë dyshimi jam i bindur se Bale do të shkëlqejë. Nuk ka pasur problem që të adaptohet. Ekipi ka ndryshuar pak që prej kohës kur kam ardhur. Ai është lojtar i madh dhe është i ri. Ai nuk ka dashur asgjë më shumë se sa të vij këtu dhe të luaj për Real Madridin dhe jam i sigurt se ai do të bëjë mirë”, është shprehur Ancelotti për UEFA.com.

0 comments:
Post a Comment