,

Nga "Topi i Arte" ne stolat e Bernabeu ! Historia trishtuese e Ricardo Kaka tek Real Madrid !

Posted by Theniet e Futbollisteve On Saturday, August 31, 2013 0 comments
Nenshkrimi i tij sinjalozoi nje epoke te re .Florentino Perez u rikthye si president i Real Madrid dhe dhurata e tij e pare per tifozet ishte Ricardo Kaka.Nje blerje qe u prit me shume entuziasem por doli krejtesisht ndryshe .Tashme pas 4 vjetesh braziliani eshte i gatshem te largohet nga Real Madrid.

Kaka ishte "Galaktiko" i pare ne projektin e dyte te Perez,ardhja e tij i gezoj jasht mase tifozet te cilet ishin te "nxehur" nga dominimi i Barcelones.Keshtu bosi i Real Madrid nuk u kursye dhe derdhi ne arkat e Milanit plot 65 milion euro per ishin fituesin e Topit te Arte duke e bere keshtu blerjen e dyte me te shtrenjt te historise se Futbollit.
Ne ate kohe u ble edhe Cristiano Ronaldo per plot 94 milion euro por vleren e tij askush nuk e ka ven ne dyshim per shkak te performancave te mira . Kaka u ble per 65 milion dhe rroga e tij ishte 10 milion euro ne sezon.

Kaka vinte nga momente te mira,sigurisht dhe premtonte shume .Ne sezonin e pare tek RM ,me trajner  Manuel Pellegrinin Kaka luajti 33 ndeshje,shume prej tyre si zevendesues dhe shenoi 9 gola.Por nuk ishte shqetesim i madh pasi vinte nga nje demtim .Kur te ishte ne form ai kishte premtuar se do te shkelqente .

Megjithate sezoni i tij i dyte ishte dhe me teper zhgenjyes.Nje demtim ne gjurin e tij e mbajti jasht per disa muaj.Kur ai u kthye perfundimisht trajneri Jose Mourinho dukej i entuziasmuar dhe e quante Kakan si nje "Blerje te re" per Realin,por asgje nuk shkoi ashtu sic parashikohej .Ai luajti vetem 20 ndeshje dhe shenoi 7 gola ne sezonin 2009-2010.Trajneri i ri Jose Mourinho si duket nuk e kishte ne planin e tij te pare brazilianin dhe per te ishte vetem nje alternativ e dyte,zevendesues.

U perfol ne ate merkato se Kaka do te largohej por vet ai doli ne konferenc dhe tha :"Une nuk do te largohem dhe premtoj se do te triumfoj me Real Madrid".Dukej ne nje form te mire.

Sezoni 2011-2012 mund te quhet paksa i mire per brazilianin per shkak se zevendesoi Angel Di Marian e demtuar dhe luajti keshtu 40 ndeshje,jo te gjitha titullar.Real Madrid fitoj La Liga dhe Kaka beri disa performanca mjaft te mira megjithse nuk ishte ne formen e tij me te mire.Pas nje ndeshje mbreslenese Mourinho doli ne deklarat dhe tha : Kaka ndeshjet e tij me te mira i kishte tek Milani.Megjithse po luan mire, ai nuk eshte ne formen e duhur.

Por Kaka shkelqeu ndaj te voglave si CSKA.Ende nuk e kishte provuar veten plotesisht.Ndersa ishte duke luftuar te ringrihej trupi i tij e tradhtoi serish me demtimet.Keshtu ne veren e vitit 2012 u perfol serish per nje largim te tij nga Bernabeu.Real Madrid kerkonte 20 milion euro per brazilianin,por paga e tij ishte nje penges per cdo skuader qe e deshironte.Dhe ne cdo rast Kaka ishte i prirur per te qendruar pasi kishte nje kontrat deri ne 2015.

Shume akuzonin Mourinhon se shkaterroi nje lojtar si Kaka per shkak te mosaktivizimeve ne sezonin e fundit.Kaka qendroi per shume ndeshje vetem si spektator nga stoli i Realit.

Ne fundin e sezonit qe kaloi Jose Mourinho largohet nga Real Madrid dhe ne krye emerohet Carlo Ancelotti .Te shumtë ishin ata qe besonin se me ne krye Carlo Ancelottin ,Kaka do te rikthehej si me pare .Pasi dikur tek Milani me kete trajner braziliani ishte nje yll i futbollit.Te gjith prinin sezonin e ri jo vetem tifozet e Real Madrid por edhe te tjeret pasi sic dihet ky lojtar ka shume admirues edhe nga skuadra te tjera.Te gjith me shpresen se do te shikonin Kaka-n e dikurshem te shkelqente serish nen urdhrat e Carlo Acelottit.Por jo ...

Te gjith ishim gabuar,edhe nen drejtimin e Acelottit per Rickyn nuk do te kishte vend te luante .Keshtu per Kaka u "mbush kupa" dhe braziliani perpara dy diteve deklaroi hapur perpara mediave se ai do te largohej nga Real Madrid."Nuk ka me deshire per te qendruar ketu.Kam folur me Carlo Ancelotti dhe me klubin,ata e dine te gjith.Eshte per te miren time dhe te atyre qe te largohem tani"

Pra nje histori dramatike e ketij ish-ylli te futbollit boteror,ish-djaloshi i arte i cili fitoi gjithcka me Milanin dhe ishte nder protagonistet kryesor por tek Real Madrid u katandise ne vetem nje lojtar stoli.Nje deshtim prej rreth 100 milion eurosh duke marre parasysh rrogen dhe cmimin e Kaka per Real Madrid dhe Florentino Perez.Kaka ka edhe dy vite kontrat me Realin por klubi madrilen pritet ti nderpresi kontraten me pelqimin dhe te vet lojtarit pasi deshiron te luaj me cdo kusht,sigurisht ne nje klub tjeter .E vetmja gje qe fitoi Kaka ne keto vite tek Real Madrid ishte rroga e tij prej 10 milion eurosh ne sezon.Te gjith te tjerat jane per tu harruar ...

I urojme Rickyt te gjej nje skuader sa me shpejt dhe te rikhehet serish te luaj,nuk ka rendesi ne shkelqen apo jo ...Forza Kaka ♥

0 comments:

Post a Comment