Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, është shpallur fituesi i garës për Çmimin e Madh të Belgjikës.
Vettel e tregoi edhe një herë se pse është kandidat kryesor për t’u shpallur edhe sivjet më i miri në botë, pasi arriti që ta mposhtë Lewis Hamiltonin, i cili e filloi garën nga pole pozicioni. Ngasësi i Mercedes e mbaroi garën i treti.
Në vendin e dytë arriti të ngjitej Fernando Alonso i Ferrarit, i cili është edhe rreziku kryesor për Vettelin në luftën për titullin e kampionit.
Nico Rosberg përfundoi i katërti, kurse Mark Webber i Red Bull çuditërisht përfundoi i pesti edhe pse startoi nga pozita e tretë startuese.
Pas garës në Belgjikë, Sebastian Vettel prin dukshëm në ranglistën e pilotëve më të mirë me 197 pikë, i përcjellur nga Fernando Alonso që ka 151 pikë, kurse Lewis Hamilton mbyll pozitën e tretë me 139 pikë, i ndjekur nga Kimi Raikkonen në Lotus me 134 pikë. /Telegrafi/
0 comments:
Post a Comment