Arsenali është duke përgatitur një ofertë të majme për Wayne Rooney këtë javë, me vetëm edhe disa ditë në dispozicion para mbylljes së afatit kalimtar.
Topçinjtë janë inkurajuar se Manchester United mund ta shesë lojtarin këtë javë, pavarësisht qëndrimit publik të klubit se publik se ai nuk është në shitje.
United është i vendosur të mos ia shesë lojtarin Chelseat, menaxheri i të cilës skuadër, Jose Mourinho, i ka dhënë afat lojtarit dhe klubit rival që vendosin para të mërkurës nëse dëshirojnë të bëjnë biznes.
Megjithatë, kampionët e Ligës Premier janë të gatshëm ta shesin lojtarin për 25 milionë funte, por te Arsenali, të cilin klub nuk e shohin si rival për titull.
Arsenali është i paepur të sjellë një emër të famshëm në Emirates Stadium pasi është kritikuar për aktivitetin e paktë, për të mos thënë inekzistent, në tregun e transferimeve. Arsenali deri tash këtë verë ka sjellë vetëm Yaya Sanogon, i cili arriti në Londër si agjent i lirë.
0 comments:
Post a Comment